Live

Sulmoi një vajzë në shkollë, arrestohet mësimdhënësja në Malishevë

12:42 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një mësimdhënëse është arrestuar të mërkurën mbrëma në Malishevë, pasi dyshohet për veprën penale ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’.

Policia njofton se e njëjta ka sulmuar një vajzë derisa ishte në shkollë.

“Malishevë 07.12.2022-20:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua