Live

Sulstarova i VV-së e arsyeton Kurtin për Ivanoviqin: Në politikë, ka strategji e taktika

16:59 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte konsideruar si “profesor”, ka reaguar rreth debatit të krijuar për reagimin e këtij të dytit, në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Sulstarova ka thënë se përderisa Ivanoviq u pranua si politikan në Kosovë, “vrasja e tij duhet të ketë pasur motive politike”.

Ai ka thënë se të përmendësh nëj gjë të tillë, “nuk do të thotë që ai duhet të konsiderohet si hero apo burrë i mirë”.

“Ne politike ka strategji ka dhe taktika. Nese kundershtarin e sulmon me armet e veta, pra nese vrasja ne fjale apo sulmet e tjera ndaj serbeve te Kosoves, jane prova e shembuj te agresionit te Serbise, duhen perdorur nga qeveria e Kosoves.” – shkruar aktivisti i VV-së mes tjerash.

Ndërkohë, në një video të publikuar gjatë së hënës, Kurti ka thënë se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interest e komunitetit e qytetit të tij.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.” – ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua