Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot (e hënë), ka nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”.
Që nga vitii ardhshëm ky festival do të mbahet në Bernicë.
“Sot, kam nënshkruar marrëveshje me “Sunny Hill Festival”, duke bërë realitet premtimin e dhënë muaj më parë dhe duke dëshmuar që promovimi i turizmit kulturor vazhdon të mbetet njëri ndër prioritet e mia. Përmes kësaj marrëveshje, nga sot e tutje, organizimi i festivalit më të madh rajonal dhe me bujë ndërkombëtare, do të bëhet në Qendrën e Panaireve në Bernicë”.
Kjo qendër është njëra ndër investimet e Shtetit tonë, që është shfrytëzuar minimalisht deri më tani, por kjo po ndryshon.
Të gjitha investimet e vendit tonë duhet të shfrytëzohen nga qytetarët për qytetarët dhe në të mirë të vendit. Ne duhet të jemi bashkë për Shtetin tonë”, njoftoi ministri në largim Endrit Shala.