Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kërkesa e serbëve për lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme.
Sveçla në një konferencë për media tregoi se gjendja shëndetësore e Pantiqit është e mirë dhe ka trajtimin e duhur.
Ai shtoi se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit.
“Lirimi i Pantiqit është i papranueshëm. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”./Frontonline/