Live

Sveçla: Një 14 vjeçar është sulmuar nga bandat kriminale në veri

19:04 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar nga Mitrovica se një i ri shqiptar është sulmuar nga “bandat kriminale”.

“Rreth orës 14:00 një 14 vjeçar është sulmuar nga bandat kriminale duke shkuar në Lagjen ku po banon, në Kroin e Vitakut”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka njoftuar se i riu e ka marrë trajtimin e nevojshëm tashmë, dhe nuk ka lëndime të rënda.

Shpërndaje në

U Kopjua