Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas tentim-vrasjes së policëve të Kosovës në Zveçan pasditen e së premtes.
Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se qëllimi i grupeve kriminale, të mbështetura nga Serbia, synojnë ta bëjnë veriun zonë të paligjshme.
“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie”, ka deklaruar ai.
“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminelët. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka deklaruar më tej Sveçla.
Yet again, Kosova Police patrol was shot at with firearms. Criminal groups backed by Serbia aim to create an atmosphere of fear & insecurity by targeting law enforcement.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 27, 2023
Their ultimate goal: make north of Kosova a lawless, criminal-run zone. Their efforts will ultimately fail.