Live

Sveçla: Për katër ditë, 471 vetura me targa ilegale u regjistruan në RKS

10:29 / 06 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për katër ditë.

Sipas Sveçlës kjo po ndodhë “pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjajshëm”.

“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste”- ka shkruar Sveçla në facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua