Live

Sveçla për shpërthimet në veri: Kemi informacione se disa ish-pjesëtar të Policisë janë pjesë e grupeve të dyshuara

17:30 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me shpërthimet që kanë ndodhur dje në komunat veriore me shumicë serbe.

Sveçla tha se disa ish-anëtar të Policisë së Kosovës janë të dyshuar, shkruan kosovalive.net

“Policia e Kosovë ka qenë tërë kohën në territorin e komunave të veriut, tërë kohën është përkujdesur për sigurinë e qytetarëve.”

“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Speciale po bëjnë hetime intensive. Tashmë kemi informacionet e para, të cilat po verifikohen.”

“Nga informatat që kemi, disa pjesëtar të këtyre grupeve, kemi informacionet se janë ish-anëtarë të Policisë së Kosovës”, u shprehë Sveçla./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua