Analisti i politikës, Valon Syla ka komentuar punësimin e vajzës së tezës së presidentes, Vjosa Osmani, Venera Çerkini si Drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Faton Peci.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka pyetur se a është punësim i saj nepotizë teksa ka pyetur se pse po injorohet skandali i ambasadorit Martin Berishaj.
Postimi i plotë:
Hajde lujna teze…
Tezakja, pra bash çika e tezës e ‘Presidentezes Vjosa’ është emëru me udhëheq fondin 69milionë euro të bujqësisë, në ministrinë e Pecit, ministrit të partisë së vet.
Ambasada britaneze këtë tezakën e kish vlerësu jokompetente dhe joprofesionale dhe s’i ka jepë poena.
A i thojnë kësaj pune nepotizem? A i thonë sjellje korruptive? Pse po e injorojojmë aferën e Martin milionerit? Kjo qeveri po hyn në baltë e Kosova ska me mujt me dalë prej lloçit e baglës edhe shumë vjet. Mos teze se nuk bohet kjo punë.