Ish-prokurori Sylë Hoxha është lidhur drejtpërdrejt në emisionin Pressing në T7 për të folur lidhur me deklaratat e deputetit Haki Abazi për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hoxha tha se deklaratat e Haki Abazit duhet të hetohen nga prokuroria urgjentisht.
“Edhe më herët kur u shfaq kjo humbja apo zhdukja e këtyre provave e patëm një bisedë. U tha se kanë filluar hetimet. Pres që prokuroria speciale të tetë në zhvillime e sipër hetimet për këtë rasti. Sigurisht se ka vend për hetime për deklaratën e Haki Abazit. Duhet që sa më urgjentisht të veprojë e të eliminojë këto dilema apo thashetheme që u shfaqën këto ditë”, tha ai.
Hoxha shton se askujt nuk i nevojiten mostrat e Deharit pasi që ato nuk mund të përdoren më dhe se nëse ka qenë në plan të përdoren përsëri, atëherë kjo do ishte bërë vite më parë.
“Unë megjithatë nuk i shoh shumë të rëndësishme këto prova pasi nëse i janë nevojitur dikujt, këta i kanë pasur në dispozicion që disa vite. Nuk dyshoj që ato janë përdorur në ato analiza që i kanë bërë ekspertët. Edhe analiza tjetër, edhe ajo e ka thënë të veten. Edhe atë ditë e kam thënë dhe prapë po e përsëris. Mudn të flas vetëm si qtyetar. Nuk e kam pasur në dorë ekspertizën e Zvicrës dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me to”
“Unë nuk besoj se i janë dashur dikujt ato. Nuk mund t’i përdorë ato për nevoja të veta personale dhe as nuk mund ti aplikojë në ekspertizë tjetër. Është e çuditshme. KËtë do ta zbardhë prokuroria. Instituti është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Duhet ta thonë fjalën para prokurorit dhe opinionit publik”, përfundoi ai.