Ka pak kohë që i rregulluan raportet me njëri-tjetrin, por reperi Stresi dhe modelja Xhuli Nura janë përplasur prapë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Shkak kësaj here është bërë videoja e famshme intime e Xhulit, e cila dikur ishte shpërndarë me të madhe në internet dhe faqet e filmave për të rritur.
Gjatë një diskutimi në kuzhinë me Stresin dhe Bruno, Xhuli i ka thënë këtij të fundit për ofendimet që ia ka bërë Stresi në vazhdimësi.
Mes të tjerash ajo ka përmendur faktin se si Stresi i ka thënë “të gjithë ta kanë parë”, duke iu referuar publikimit të videos së famshme.