Live

“Ta nxjerri shpirtin me durë të mia”, gjakovari i dehur kërcënon me jetë familjarin e tij

12:15 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën ‘Hysni Dobruna’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka kërcënuar me jetë familjarin e tij.

Sinjali mëson se 32-vjeçari ka shkuar te banesa e viktimës dhe të njëjtin dyshohet që e ka kërcënuar se në rast se telefonon Policinë, do ia nxjerrë shpirtin me duar.

Përballë kësaj situate, i shqetësuar dhe shumë i frikësuar nga kërcënimet të cilat i mori, 35-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen me të cilën u ballafaqua.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim ku pas testit të alkoolit është vërtetuar se ai është në gjendje të dehur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’ dhe ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua