Live

Tabloidi britanik do të mbrohet ndaj padisë gjyqësore të Dukeshës së Sussex

12:18 / 02 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Gazeta Daily Mail ka njoftuar se do të “mbrohet fuqishëm” nga padia e gruas së princit Harry, Megan, Dukeshës së Sussex, për shkak të publikimit pa leje të njërës prej letrave të saja private.

Gazeta njoftoi mbrëmë se qëndron pranë stories së botuar, duke iu referuar botimit të letrës së Megan drejtuar babait të saj.

“Ne në mënyrë specifike mohojmë kategorikisht se letra e Dukeshës është redaktuar në çfarëdo mënyre për të ndryshuar kuptimin e saj,” thuhej në deklaratën e tabloidit.

Firma ligjore e Shillings, që përfaqëson Dukeshën e Sussex, ka ngritur një padi kundër gazetës për gjoja fushatë për të botuar tekste të pasakta që dëmtojnë reputacionin e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua