Live

Tadiq: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

14:02 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që deri në fund të këtij muaji, apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Tadiq me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se kjo marrëveshje ‘do të prezantohet si fitore, e cila në mënyrë dramatike do t’i dëmtoj tona interesa tona legjitime në Kosovë’, transmeton Klankosova.tv.

“Në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit tjetër, pres marrëveshje, e cila do të prezantohet si fitore, e cila në mënyrë dramatike do t’i dëmtoj interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua