Live

Tahiri: Albulena Haxhiu të dorëhiqet, PDK-ja e sheh të padenjë vazhdimin e punës së saj

13:49 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një intervistë për GazetaBlic tha se ka qenë tendenca që Këshill të vendoset nën diktatin e kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri thotë se PDK-ja ka hasur në vesh të shurdhër kur ky ligj erdhi në Kuvend për votim, pas sipas tij, askush si mori parasysh ankesat që kishte kjo parti opozitare në lidhje me këtë çështje.

“Ndryshimet në Ligjin e Këshillit Prokurorial të cilën e ka votu Qeveria e Republikës së Kosovës që drejtohet nga z.Kurti dhe pastaj është votuar në Kuvendin e Kosovës ka qenë pikërisht tendenca që ky këshill dhe rrjedhimisht komplet organi i akuzës të vendoset nën diktatin e Albin Kurtit”, tha Tahiri.

“Kur ka ardhë ky projketligj në Kuvend, ne kemi pas një debat mjaft të gjatë parlamentar ku i kemi dhënë të gjitha vërejtjet tona dhe kemi qenë të bindur që ato vërejtje që i kemi dhënë janë shumë të qëndrueshme dhe këtë Ligj e bën në kundërshtim me Kushtetuën e Kosovës”, shtoi Tahiri.

Sipas Tahirit, ky votim ka bërë që Kushtetuta e Kosovës të shkelet nga vota e deputetëve të Kosovës.

“Ne në atë kohë i kemi kërku Qeverisë së Kosovës dhe ministres së Drejtësisë që ta tërhekin një ligj të tillë sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe e cenon pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës si një kategori kushtetuese.Sa i përket Qeverisë, ky debat ka qenë i kotë dhe kemi has në një vesh të shurdhër. Ky votim ka bërë që Kushtetuta e Kosovës të shkelet nga vota e deputetëve të Kuvendit. Është mirë që kjo shkelje është evidentuar nga Gjykata Kushtetuese dhe ka bërë të mundur që Këshilli Prokurorial të vazhdojë të funksionojë si një Institucion i pavarur dhe mos të mundësohet kapja nga pushteti i madh i Albin Kurtit”, tha ai.

Tahiri shton se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të kishte dhënë dorëheqje dhe sipas tij tashmë nuk është e denjë që Haxhiu të vazhdojë punën e saj si një ministre.

“Ne normalisht e shohim si të padenjë vazhdimin e punës së një ministre të Drejtësisë, ku një prej ligjeve më të rëndësishme e nxjerr si jokushtetues. Normalisht, ajo do të duhej që atë ditë të japte dorëheqje”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...