Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e Miroslav Lajçak, në Prishtinë.
Ajo ka theksuar se diplomati evropian gjatë kësaj vizite nuk ka përmendur fare termin ‘vetëmenaxhimin i pakicës serbe’, i cili përmendet në Planin e BE-se.
Sipas saj, vetëmenaxhimi dhe Asociacioni e përmbysin sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Lajcak paska sjellur Kurtit 15 modele te asociacionit, ndersa nuk permendi fare ‘vetmenaxhimin e pakices serbe, te dyja bashk permbysin sovranitetin e Kosoves! Kurti nga ana e tij tash vec nje fjale po e perdore ‘perkrahje”, ka shkruar Tahiri