Live

Tahiri komenton vizitën e Lajçakut: “Nuk përmendi fare vetmenaxhimin e pakicës serbe”

12:47 / 10 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e Miroslav Lajçak, në Prishtinë.

Ajo ka theksuar se diplomati evropian gjatë kësaj vizite nuk ka përmendur fare termin ‘vetëmenaxhimin i pakicës serbe’, i cili përmendet në Planin e BE-se.

Sipas saj, vetëmenaxhimi dhe Asociacioni e përmbysin sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Lajcak paska sjellur Kurtit 15 modele te asociacionit, ndersa nuk permendi fare ‘vetmenaxhimin e pakices serbe, te dyja bashk permbysin sovranitetin e Kosoves! Kurti nga ana e tij tash vec nje fjale po e perdore ‘perkrahje”, ka shkruar Tahiri

Shpërndaje në

U Kopjua