Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Ableard Tahiri, ka thënë të hënën në Prishtinë se Lugina e Preshevës nuk mund të mbetët luginë e dëshpërimit dhe e shpopullimit. Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa.
“Ne e kemi obligim që ndaj kësaj pjese të banuar me shqiptarë, të stimulojmë zhvillimin ekonomik e social dhe kultivimin akoma më të fuqishëm të lidhjeve tona kulturore”, ka shtuar i pari i drejtësisë.
Abelard Tahiri nuk ka përmendur idenë e presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës me Kosovën.
“Republika e Kosovës aspiron relacione të shëndosha me vendet fqinje, dhe trajtimi i popullsisë shqiptare brenda këtyre vendeve, është kapitulli më thelbësor që do përcaktojë këto relacione”, ka thënë Tahiri