Live

Tahiri në KiE: S’do ta lejojmë regjimin serb që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën

17:07 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku të drejtë fjale pati edhe Kosova.

Deputeti nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të Këshillit të Evropës dhe se pret që bëhet anëtarja e 47-të e saj.

Tutje, ai ka thënë se regjimi i Serbisë nuk do të lejohet që përmes grupit “WAGNER” ta sulmojë Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua