Live

Tahiri pas refuzimit të Spanjës: Pa njohje nga Serbia marrëveshja do të ketë pasoja

20:16 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka komentuar një deklaratë të ambasadorit spanjoll në Beograd, Raul Bartolomeo, i cili sërish vazhdoi ta mohojë pavarësinë e Kosovës.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia vazhdojnë që mos ta njohin njëra-tjetrën, ‘pse duhet ta bëjë këtë Spanja’.

“Spanja sot e para tregoi pasojat e një marrëveshje pa njohje reciproke, duke theksuar se nuk do ta njoh Kosovën; kjo i bie qe nëse dy shtetet nuk njohin njëra tjetrën pse duhet ta bej Spanja”, shkroi ajo.

Ambasadori i spanjoll tha sot se Spanja vazhdon ta respektojë të ashtuquajturin “integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”, sipas tij “me përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) kishte vendosur që pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua