Live

Tahiri: PDK është ëndrra që Mustafa e sheh çdo natë

08:29 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se koalicioni me PDK-në është ëndrra që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e sheh çdo natë. Ai ka shtuar se që kur është demokracia në Kosovë, Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.

“Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë”, ka shkuar tahiri në postim të tij në Facebook.

“Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. Arnimi i qeverisë me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar më tej ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme