Ish kryenegociatorja Edita Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook, ka “denoncuar” presidentin serb Aleksander Vuçiq, për mos vënien e sanksioneve ndaj Rusise.
Sipas Tahirit meqë tashmë është konfirmuar se Vuçiq nuk do t’i vë sanksoine Rusisë, perendimi nuk duhet të hesht, sepse ky qendrim është anti-perendimor.
“Vuciqi ka rikonfirmuar se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusise per pushtimin e Ukraines, perendimi nuk duhet te mbetet i heshtur ndaj ketij qendrimi anti-perendimor!”- ka shkruar Tahiri.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian si dhe krerë të shumicës së shteteve të fuqishme, i kanë kërkuar Vuçiqit t’I vë sanksione Rusisë, duke e përmendur edhe se kjo është ndër parakushtet për rrugën e Serbisë drejt BE-së.