Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mijëra zyrtarë publik kanë paqartësi, nuk e dinë sa i kanë rrogat e kush merr shtesa.
Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në institucionet publike është krijuar një atmosferë e zymtë me diskutim kryesor se sa është paga.
“Mijëra zyrtarë publikë, edhe dy muaj pas, nuk e dinë sa i kanë pagat, kush merr shtesa, në cilin rangim janë. Kjo, jo vetëm se ka sjellë paqartësi, pabarazi, por ka krijuar pasiguri të madhe tek zyrtarët publikë. Në çdo institucion publik, është krijuar atmosferë e zymtë, diskutimi kryesor është se sa është paga, pakënaqësi e dëshpërim. Vendimmarrësit në vend se të shtrijnë komunikimin, kanë vendosur nga muaji në muaj të nxjerrin një arsyetim”.