Live

Tahiri tregon arsyet se pse Vuçiqi po e sulmon Gjermaninë: U shuan iluzionet e tij

11:25 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi krerët e shtetit të Serbisë sulmuan ashpër ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë për deklaratat e tij për veriun.

Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i mllefosur ndaj Gjermanisë pasi që ata ia ndaluan dominimin në Ballkan.

Përveç kësaj, Tahiri ka thënë se edhe “rrëzimi i Ballkanit të Hapur” nga ana e Gjermanisë, është një arsye tjetër pse ka sulme ndaj tyre.

Vucici u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanise dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit perfundimisht u shuan nga Gjermania – duke qene se Gjermania vuri ne qender Ballkanin perendimor ndersa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe ambasadori gjerman, Jorn Rohde hodhi kritika të shumta ndaj strukturave kriminale serbe në veri të vendit dhe kërkoi largimin e barrikadave para Krishtilindjeve.

Ky deklarim i Rohde nxiti sulmet e Beogradit zyrtar ndaj tij.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...