Live

Tahiri: Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit

10:14 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Serbia po vazhdon të lëshoj fletëarreste për qytetarët e Kosovës. Pas Tomor Morinës, i cili sipas një fletëarresti të policisë serbe u ndalua nga policia maqedonase pak ditë më parë, ka lëshuar edhe një tjetër, kësaj radhe  ndaj shtetasit H.M.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri, duke konsideruar këtë veprim si shkelje flagrante të të drejtave te njeriut.

“Është evidente se Aleksandër Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit, por me shtetasit tonë do humbë më keq se tutori i tij”, ka thënë  Tahiri, thuhet në komunikatë.

Minstri i Drejtësisë thekson se nuk do të lejojë që përmes abuzimit me parimet e drejtësisë, Serbia të shpërfaqë qëllimet politike të saj ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe ndaj sovranitetit tonë si shtet.

Tahiri bënë me dije se ne fillim te javës së ardhshme do ti drejtohet Bashkimit Evropian për të kërkuar ndalimin e këtyre praktikave nga ana e shtetit

Shpërndaje në

U Kopjua