Live

Takimi me Bislimin për aplikimin e Kosovës në BE, deklarohet Varhelyi

14:57 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar për takimin që pati sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ai tha se temë mes tyre ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i cili pritet të dorëzohet në fund të këtij muaji.

“Aplikimi i Kosovës që do të pasojë së shpejti për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Bislimi dje ka udhëtuar për në Bruksel për t‘u takuar me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe Këshillit Europian.

Dje ai u takua me Simon Mordue, këshilltar kryesor për Politika të Jashtme i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin ka folur mbi vendimin e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ka ardhur koha që marrëdhëniet dhe partneriteti me Bashkimin Evropian të shkojë një hap tutje. Kosova ka shënuar progres të theksuar, në fusha kyçe në bashkërendimin dhe përafrimin e standardeve me ato të BE-së si në sundim të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e demokratizimin. Progres ky, i riafirmuar edhe nga Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...