Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti në takim kyeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.
Hoxha dhe Hodaj kanë diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve.
“Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i PK-së pranoi urimet për emërimin e tij në pozitën e re, po ashtu u diskutua për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.