Live

Takohen Hoxha e Hodaj, flasin për avancimin e marrëdhënieve Polici-Inspektorat

17:54 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti në takim kyeshefin ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj. 

Hoxha dhe Hodaj kanë diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve.

“Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i PK-së pranoi urimet për emërimin e tij në pozitën e re, po ashtu u diskutua për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërinstitucionale, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më pozitive në interes të dy institucioneve.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua