Tani shpesh herë ka shprehur dëshirën për të dalë nga shtëpia e Big Brother. Vëllai i Madh vendosi që ai të largohet, duke qenë se kjo ishte një dëshirë e tij, për shkak të presionit aty brenda.
Ai u shpreh se nuk ndihet rehat dhe nuk është fusha e tij aty brenda. Tani tha se prej ditësh ka pritur të nominohet, por nuk ka ndodhur.
Tani: Nuk po përshatetem dot. Këta po t’i pajtosh, i prish lojën. Banorët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin./Top Channel