Sonte në kuadër të platformës Web-TV të Kosovalive.net,në emisionin “Debat me Ridvan Berishën” i ftuar i radhës ishte, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Taravari ka diskutuar çështje të ndryshme lidhur me Maqedoninë e veriut, por me fokus për ndryshimet kushtetuese, ofertën nga pushteti aktual për bashkëqeverisje dhe se si e ka model kryeministrin Albin Kurti.
“Nuk ka alternativë tjetër domethënë shumica aktuale ka 64 deputët por duke marrë parasysh se ka ngjarje serioze në partinë që është në pozitë në qeverinë që është PDI-ja e cila ka 51 deputët, por tash tre deputët të kësaj partie praktikisht janë duke kërkuar demokratizim brenda partisë, janë duke u rebeluar dhe kanoset rreziku që kjo shumicë të zvogëlohet në 61 edhe pse këto tre deputetët të PDI-së të cilët paraqesin një fraksion në bashkimin demokratik për integrim të Ali Ahmetit. Ata thonë se edhe në qoftë se vijnë ndryshimet kushtetuese atëherë ato do t’i votojnë, pa marrë parasysh se për momentin bëjnë një betejë të brendëshme partiake. Sidoqoftë edhe në aleancat e shqipëtarëve dhe ndërmjet gjithë deputetëve shqiptarë numri arrihet 74 kurse ka nevojë për 80 deputetë. Në qoftë se deri në nëntor nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, atëherë Maqedonia patjetër duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta të cilat janë në vitin 2024 zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, por propozimi i partisë me të madhe opozitare maqedonase është që zgjedhjet të bëhen të parakohshme sivjet në maj ose qershor”, tha ai për Kosovalive.net.