Kosova dhe Serbia vazhdojnë që në veturat me targat e vendeve respektive, gjatë hyrjes në pikat kufitare, të vendosin stikersa mbi simbolet shtetërore.
Në rastin e Kosovës, mos aplikimi i një mase të tillë, sjell gjobë për vozitësit e automjeteve. Por në komunat e Kosovës në veri të vendit, situata është ndryshe.
Ekipi i RTK-së që po qëndron në Mitrovicën e Veriut, ka parë me dhjetra automjete që përveç bartjes së targave ilegale, KM,nuk i mbajnë edhe stikersat në targa, mbi simbolet shtetërore.
Në Mitrovicën e Veriut, dhjetra automjete të parkuara apo që lëvizin, nuk bartin stireksa, ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse të njëjtit gjobitën.
Aktualisht situata në katër komunat e vendit në veri është e qetë, ndonëse dhjetra policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë braktisur detyrën nga presioni i Beogradit zyrtar.
Serbia kundërshton vendimin e Kosovës për zëvëndësimin e targave ilegale KM me ato legale RKS.



