Reperja Tayna dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri të përbashkët.
Kënga dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar. Emri i këngës është “Bye bye” dhe pritet t’i sjellë dyshes një tjetër hit.
Të dyja këngëtaret kanë qënë mjaft aktive verës. Projekti i fundit i Dafinës mbetet “Lule Lule” në bashkëpunim me Lumi B, ndërsa Tayna sapo ka publikuar bashkëpunimin me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, “Pasite”.