Live

Te cilat pjesë të trupit përjetoni emocionet më të mëdha kur bini në dashuri?

09:52 / 16 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ne të gjithë e dimë se emocionet mund të shkaktojnë ndjesi të forta trupore. Një studim i ri britanik ka zbuluar se kur i përjetojmë ndjesitë e ndryshme në trupin tonë

Hulumtuesit publikuan të dhënat e disa rezultateve të qëndrueshme në lidhje me përjetimin e emocioneve në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe nëpër kultura të popujve të ndryshëm.

Ankthi, për shembull, mund të ndihet si dhimbje gjoksi ose kur bie në dashuri, mund ta ndiesh në të gjithë trupin.

Hulumtimi është kryer në internet dhe mbi 700 individë nga Finlanda, Suedia dhe Tajvani morën pjesë.

Hulumtuesit i prezantuan pjesëmarrësit me emocione të ndryshme që përjeton një njeri dhe më pas u treguan fotografinë e trupit njerëzor, në mënyrë që ata të përcaktonin me një ngjyrë pjesën e trupit ku e përjetojnë emocionin përkatës. /Telegrafi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...