Gjesti dhe Xheneta Fetahu mbrëmjen e djeshme (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.
Derisa po festonin ditëlindjen e Drenusha Latifit, ata në një moment janë parë duke shijuar momente të bukura bashkë.
Derisa u konfirmua edhe një çift i ri në shtëpinë më të famshme në Kosovë, të njëjtit kanë vazhduar të kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.
Në orët e vona, ata shihen të mbuluar me jorgan e në çaste intime, në një privatësi larg të tjerëve.
Ka qenë Mevlani i cili shkoi pranë tyre duke i ngacmuar e duke mos i lënë vetëm, ndonëse iu kërkua nga Gjesti që të mos bënte veprime të tilla.
Krahas kësaj, në BBVK 3 një tjetër çift i krijuar është edhe Arioni me Dianën.
Ka ngacmime gjithashtu edhe në mes të Kevinit e Anës si dhe Leos e Lelës.