Lagjja “Kodra e Trimave” do të jetë protagoniste e javës së ardhshme, në planet e Komunës së Prishtinës.
Kryetari i kryeqytetit, Perparim Rama ka dhënë disa lajme të mira për këtë lagje, e që përfshijnë ndërtimin e një hapësire rekreacioni, rivitalizimin e Tullëtores, e kështu me radhë.
Postimi i plotë i Përparim Ramës:
Lajme fantastike për lagjen Kodra e Trimave
Të hënën nisin punimet për ndërtimin e një hapësire rekreacioni të lagjes
Ka nisur rivitalizimi i Tullëtores
Javën tjetër shpallim fituesin për implementimin e projektit të rigjenerimit
Çdo lagje është prioritet!