Live

Të hyrat nga Dogana, 1 miliard e 531 milionë euro gjatë vitit 2022

17:14 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot Dogana e Kosovës prezantoi raportin e vitit 2022, ku u theksua se viti 2022 përbën rekord në të hyra të inkasuara nga Dogana e Kosovës.

Konferenca u hap nga Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu, që theksoi: ”Përtej sfidave të shumëfishta gjatë vitit 2022, Dogana e Kosovës ka performuar mirë në të gjitha fushat e përgjegjësisë. Në objektivin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës është tejkaluar projeksioni i rishikuar prej 1miliard e 447 milion € për 3%. Të hyrat e inkasuara në vitin 2022 janë  1 miliard e  531 milion €, apo 11.23% më shumë të hyra se në vitin 2021  ku ishin inkasuar 1 miliard e 377 milionë €”

Vlera e mallrave të importuar është 5,603 miliardë €, apo 20% më shumë se vitin e kaluar kur vlera e mallit  në import ishte 4,649 miliardë €. Ndërsa vlera e mallrave në eksport për këtë vit është 869.5 milionë €. Rritja e gjithmbarshme krahasuar me vitin paraprak për nga vlera është 22% më  shumë se në vitin 2021, ku vlera e mallrave në eksport ishte 712.8 milionë €.

Lehtësimi i tregtisë vijon të jetë njëra ndër prioritetet e doganës, ku edhe gjate vitit 2022 është rritur trendi i aplikimit të lirimeve nga pagesa e taksave, lehtësimet e procedurave doganore e të cilat  zënë vend të rëndësishëm në planet strategjike të doganave në mbarë botën, duke u konsideruar jo vetem realizim i planit strategjik, por edhe dobi të shumëfishta nga aspekti kombëtar.

Zhdoganimi i plotë i mallrave në  Portin e Durrësit dhe Porto Romano, licencimi i 2 Operatorëve të Autorizuar ekonomikë, nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e plumceve mes Doganës së Kosoves dhe Doganës së Shqipërisë, funksionalizimi i objektit të përbashkët me Maqedoninë e Veriut, në stacionin hekurudhor Hani i Elezit, për ushtrimin e kontrolleve të përbashkëta etj., janë vetëm disa veprimet e Doganës në drejtim të lehtësimit të të bërit biznes.

Në fushën e aktiviteteve të zbatimit të ligjit, Dogana e Kosovës me qëllim së arritjes objektivave, mbrojtjes së shoqërisë dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës ka ndërmarrë veprime konkrete dhe si rezultat ka arritur që të ketë suksese të konsiderueshme në terren ku indikatorët kryesor të përformances janë pozitiv krahasuar me vitin 2021. Dogana e Kosovës këtë vit ka treguar rezultate të mëdha edhe të zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shumë i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganes janë zbuluar 83.6 kg substancë narkotike Heroinë, dhe si rezultat i informatës së Doganës së Kosovës, në Turqi janë ndaluar 108 kg narkotikë Heroinë, të cilat dyshohet se kanë pasur destinacion Kosovën. Te aktivitetet e përbashkëta me policinë jane zbuluar 10,000 bimë narkotike në vlerë prej rreth 6 milionë € dhe laboratori  i kultivimit të bimëve në vlerë prej afro 1.5 milionë €, ndërkaq gjatë kontrollit të një dërgese me mallra në import janë zbuluar 70 kg narkotikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...