Live

Të kruarit dhe thatësia e lëkurës gjatë dimrit. A duhet të brengoseni?

17:42 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Dimri si stinë e vitit shpesh i krijon probleme lëkurës, prandaj njerëzit ankohen që lëkura u është shumë e thatë dhe kruhet. Situata mund të përkeqësohet te njerëzit të cilët kanë higjienë të tepruar personale (larjet e shpeshta)…

Situata mund të përkeqësohet te njerëzit të cilët kanë higjienë të teprua personale dhe të cilët përdorin preparate të ndryshme, andaj janë të hutuar se çfarë po u ndodh me lëkurën.

Shumë shpesh xhelet e caktuara apo sapunët nuk kanë ph-në e përshtatshme apo kanë aromë intensive e cila nuk i përshtatet lëkurës, prandaj pas dushit nuk mbetet ndjenja e rehatisë në lëkurë por vetëm ndjenja e kruajtjes dhe e të therurit në lëkurë.

Problemi mund të fillojë që në fëmijëri të hershme, prandaj bashkë me thatësinë e lëkurës së nënës te fëmijët vërehen edhe skuqja apo puçrra në formë rrethi, transmeton Telegrafi.
Situatën edhe më shumë e përkeqësojnë veshjeve e leshta, dorezat dhe kapelat të cilat shkaktojnë edhe më shumë të kruarit e lëkurës.

Gjatë dimrit ambientet në të cilat qëndrohet janë të ngrohura dhe shpesh jo mjaft të ajrosura, andaj ajri i thatë dhe grimcat e pluhurit edhe më shumë irritojnë lëkurën.

Nëse merret parasysh që lëkura vazhdimisht u është ekspozuar ndikimeve të ndryshme, dimri është pjesë e vitit kur duhet patjetër të përshtatemi.

Të kruarit të lëkurës mund të fillojë vrullshëm ose gradualisht. Më së shpeshti vërehet thatësia e nëngjunjve dhe e bërrylave bashkë me thatësinë e lëkurës së fytyrës.

Në fytyrë shumë shpesh lëkura reagon në pjesët më të ndjeshme siç janë buzët, maja e hundës dhe faqet. Manifestohen me rrjepje dhe skuqje që mund të jetë e theksuar me pëlcitje sidomos në buzë.

Shumë shpesh është e theksuar thatësia e shuplakave dhe të gishtave bile shumë shpesh te personat të cilët punojnë në zyrë, në kompjuter dhe të cilët nuk janë në kontakt me kimikaliet apo me dorezat mbrojtëse, mirëpo shpesh gjatë ditës lajnë duart dhe shumë pak kurojnë lëkurën e duarve.

Problemi me duart mund të jetë shumë i theksuar, gjë që është shkak i shkuarjes të dermatologu dhe i dyshimit që në mos është alergji ndaj disa materieve nga ambienti.

Thatësia e lëkurës mund të jetë e theksuar edhe në formë të vatrave të kuqe jo të mprehta dhe të rrumbullakëta nëpër bërryla dhe nëpër nëngjunjë në formë të dermatiteve ekzematoze.

Ky dermatitis mund të jetë i dukshëm edhe në kuadër të dermatitit atopik, sëmundja e gjëndrave tiroide dhe në ndonjë sëmundje tjetër lëkurore, mirëpo më së shpeshti shkaktohet me tharjen e tepruar të lëkurës, higjienën e tepërt në kushtet e dimrit dhe të ambientit.

Gjithashtu, personat të cilët i kanë të sëmura gjëndrat tiroide, personat të cilët marrin ilaçe për urinim apo antihitsaminikë, ose janë në terapi me izotretinoine për akne, gjithashtu kanë lëkurë të thatë, gjendja të cilëve dimrit edhe më shumë përkeqësohet.

Alkooli dhe kafja gjithashtu mund të thajnë dukshëm lëkurën nëse konsumohen rregullisht në sasi të tepruara.

Duke pasur parasysh që shumica e shkaktarëve të lëkurës së thatë janë me ndikim të jashtëm, vetëm disa ndryshime në kurimin e lëkurës mund të ndihmojnë.

Pa marrë parasysh shkakun, ekzistojnë shumë gjëra të cilat mund t’i bëni në mënyrë që lëkura e thatë të bëhet e lëmuar dhe e butë.

Ndiqni këto këshilla kur laheni apo kur bëni dush:

– Mos bëni dushe të gjata dhe me ujë të nxehtë. Uji i nxehtë heq shtresën mbrojtëse yndyrore nga lëkura më shpejt se uji i ngrohtë. Dushet e gjata apo larja në vaskë në të vërtetë shkaktojnë tharjen e lëkurës. Përpiquni të përkufizoni në 5 deri 10 minuta nën dushin e ngrohtë apo në vaskë
– Përdorni mjete të buta për pastrim të lëkurës apo xhel për dush me krem hidratues
– Lëkurën thajeni pak me peshqir pas dushit duke e lënë të lagësht
– Përdorni krem hidratuese pas dushit

Në rast se në lëkurë shfaqen puçrra të kuqe të cilat nuk shërohen, është i nevojshëm kontrolli te dermatologu, sepse puçrra mund të shërohet dhe me losione kortikosterioide dhe kremra për një kohë të shkurtër.

Me trajtime dhe kurime të caktuara të lëkurës, gjatë dimrit mund të shmanget të kruarit dhe të zbutet, mirëpo nëse nuk shërohet dhe fuqishëm është e pranishme nevojitet të shkoni për kontroll te dermatologu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...