Live

Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan

11:52 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Të paktën 17 persona janë vrarë në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar.

Shpërthimi ndodhi kur xhamia ishte e mbushur me besimtarë dhe më shumë se 90 njerëz u lënduan, shkruan BBC.

Një pjesë e ndërtesës u shkatërrua dhe zyrtarët thonë se njerëzit kanë mbetur nën rrënoja. Disa të tjerë po dërgohen në spitalet lokale.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë.

Shpërndaje në

U Kopjua