Live

Të paktën 32 viktima nga tragjedia në Greqi, Begaj: Shqipëria në krah të popullit grek

09:17 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në Greqi ku u përplasën dy trena dhe 34 persona raportohet se kanë humbur jetën.

“I tronditur nga tragjedia e përplasjes së trenit në Greqinë fqinje! Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim të shpejtë. Unë dhe Shqipëria qëndrojmë përkrah me popullin grek”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar.

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.

Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një tren mallrash pranë qytetit të Larisës.

Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...