Live

“Të shkojmë të çlirojmë Jarinjën”| ​Publikohet thirrja e serbëve për “protestë”

12:21 / 18 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar thirrjen e përfaqësuesit grupeve të ekstremit të djathtë serbe, Damnjan Knezevicit që flet për “çlirimin” e Jarinjës.

“Në këtë moment, le të shohim se sa njerëz janë gati të shkojnë në Jarinje dhe të përpiqen ta çlirojnë atë kalim”, tha Damnjan Knezheviq në një mesazh audio.

Knezheviq qëndroi në Qendrën Wagner në Rusi në fund të nëntorit.

Në nëntor të këtij viti, serbi Damnjan Knezheviq qëndroi në Qendrën Wagner në Rusi.

“Është një nder për mua që jam këtu”, thotë Knezheviq në një video të publikuar më 29 nëntor me rastin e vizitës së tij në Qendrën Wagner në Rusi.

Damnjan Knezheviq është një nga drejtuesit e organizatës së krahut të djathtë Patrulla Popullore nga Serbia. Zoran Lekiq dhe Aleksandar Lisov, i cili u prezantua në fillim të dhjetorit si ideolog dhe udhëheqës i Qendrës PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Orly në Beograd, gjithashtu shfaqen në videon nga Qendra Wagner.

Musliu ka thënë se ky grup është i lidhur ngushtë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina dhe sot ka paraparë të jetë në Jarinje.

Shpërndaje në

U Kopjua