Më datën 27 Mars rreth orës 01:00 në të mesnatës është vrarë roja i “Big Brother VIP Albania” kështu e ka njoftuar policia shqiptare.
Ndërsa krismat janë dëgjuar dhe gjatë transmetim direkt të reality’show.
Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë informacionet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se nga persona të paidentifikuar është qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Më poshtë mund t’a lexoni komunikatën e plotë të Policisë së Shqipërisë.
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.