Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat gjatë natës në një dyqan në Yakima në shtetin e Uashingtonit në SHBA. Lajmi është konfirmuar për CNN nga shefi i policisë lokale, Matt Murray.
Autori i dyshuar i vrasjeve u arratis me një Chrysler pas të shtënave dhe është ende në arrati.
“Ai është një person i rrezikshëm dhe të shtënat kanë qenë të rastësishme, ndaj ka rrezik për komunitetin”, paralajmëroi policia.
Të shtënat në Uashington vijnë pas atyre në Kaliforni ku mbetën të vrarë 7 persona dhe atyre në Monterey, ku një i moshuar me origjinë aziatike vrau 11 persona në një sallë kërcimi.
Këtë muaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të shtëna rekord me armë zjarri, më shumë se kurrë në historinë amerikane.