Live

Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit gjobitet me 150 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

15:40 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia, gjatë patrullimit në Kamenicë, ka hasur në një vozitës i cili tejkaloi në vijë të plotë.

Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut, andaj i është marrë patentë shoferi për tre muaj dhe është gjobitur me 150 euro.

“Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua