Live

Telekomi hynë në borxh në Ministrinë e Financave

11:27 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ka kohë që shërbimet e telefonisë mobile dhe internetit të ofruara nga Vala kanë probleme. Si pasojë e mos investimeve në rrjetin mobil në disa zona shpesh edhe në qytete të mëdha bie rrjeti i internetit dhe humbin valët.

Menaxhmenti i Telekomit përkundër obligimeve të mëdha financiare ka hy në kredi për projektin që mundëson investimet në modernizimin e rrjetit mobil.

Sipas Fadil Lepajës, zëdhënës i telekomit të Kosovës ky projekti është ne fazën e kompletimit të skenimit të gjendjes nga operatori fitues. Ditëve ne vijim fillon edhe liferomi i pajisjeve.

“Klientët tanë do të fillojnë të shohin ndryshmet ne kualitet ne fillim të qershorit e deri ne fund të gushtit. Vlera e projektit është afër 13 milionë euro. Sipas dinamikes se kontraktuar, projekti pritet të përfundojë ne mars të vitit të ardhshëm. Siç e thamë, pjesa e projektit që ka rëndësi me të madhe për klientët do të përfundojë ne fund të gushtit të këtij viti. Kurse, pjesët tjera përcjellëse të projektit do të përfundojnë ne mars të vitit të ardhshëm”, tha Lepaja.

Duke pasur vështirësi të mëdha financiare Telekomi për këtë projekt mjetet i ka siguruar nga kredia me kamatë e marrë nga Ministria e Financave. 

Shpërndaje në

U Kopjua