Live

Telekomi i Kosovës e ndërpret kontratën me Z-Mobile

13:29 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Bordi i Drejtorëve të Telekomit kanë vendosur që mos të ripërtërijë kontratën me operatorin e telefonisë mobile Z-Mobile.

Në vendimin e Bordi i Drejtorëve të Telekomit, thuhet se kryeshefi ekzekutiv, Bedri Istrefi, do të shpallë publikisht përfundimin e negociatave të çdo raporti kontraktues në mes të dy kompanive më 31 korrik 2019, në të njëjtën ditë kur edhe përfundon marrëveshja.

Ky vendim hynë në fuqi sonte në mesnatë, ndërsa edhe sot ka vazhduar greva e përgjithshme e punëtorëve të Telekomit, me qëllim të kundërshtimit të vazhdimit të marrëveshjes.  

Telekomi dhe Dardafon kishin nënshkruar marrëveshje në janar të vitit 2009 me të cilën Z-Mobile bëhej operator virtual i Telekomit. Kjo marrëveshje është kundërshtuar në vazhdimësi nga punëtorët, të cilët e kanë cilësuar si të dëmshme e shkatërruese të Telekomit.

E, mospajtimet mes këtyre dy kompanive përfunduan në Arbitrazh, ku për rrjedhojë 10 vite pas marrëveshjes, Arbitrazhi vendosi në favor të Z-Mobile, të cilës Telekomi obligohet t’i paguaj një borxhi prej rreth 26 milionë eurosh.

Së fundmi, për hetimin e marrëveshjes mes Telekomit dhe Z-Mobile, Kuvendi i Kosovës ka formuar edhe një komision hetimor parlamentar, pas gjendjes së rënduar në Telekomin e Kosovës. 

Shpërndaje në

U Kopjua