Live

Telekomi paralajmëron policinë: Këto veprime rrezikojnë dëmtimin e buxhetit

13:01 / 18 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Telekomi i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të anulojë një procedurë tenderuese për shërbime të internetit dhe televizionit kabllor, në një ankesë deponuar pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas ankesës së Telekomit të Kosovës, e cila është vlerësuar si e vlefshme nga një raport i ekspertit të Organit Shqyrtues të Prokutimit, Policia e Kosovës ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik me rastin e inicimit të njoftimit për kontratë për shërbime të cilat mund të ofrohen nga një autoritet publik.

Telekomi ka paralajmëruar rreziqet që i kanosen buxhetit të shtetit nga inicimi i kontratës së parashikuar mbi 45 mijë euro.

“Dëmet materiale që mund të shkaktohen nga mos përdorimi i LPP-së nga ana e Policisë së Kosovës janë shumë të mëdha dhe në vlerë monetare ato mund të shkojnë me mijëra euro, përfarësisht 45,900,00 euro për 36 muaj”, thuhet në ankesën e Telekomit.

“Këto dëme në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmtojnë buxhetin e Kosovës pasi që Telekomi i Kosovës është ndërmarrje publike dhe siç e ka përcaktuar KRPP-ja, konsiderohet blerje në shtëpi”.

Telekomi i ka propozuar Zyrës së Prokurimit në Policinë e Kosovës që të anulojë procedurën tenderuese për shërbimet e TV kabllor dhe interntetit, si dhe të fillohet një procedurë e re për lidhje të kontratës me Telekomin.

“Të anulohet njoftimi për kontratë nga Policia e Kosovës dhe të fillohet një procedurë e re në përputhje me interpretimin e KRPP-së Policia e Kosovës nuk ka nevojë të përdor procedurë të prokurimit, pasi që shërbimet në fjalë ofrohen nga një autoritet publik që përdor fonde publike, në rastin konkret Telekomi i Kosovës”, vijon ankesa, raporton Paparaci.

Gjithashtu, Telekomi thekson se “Policia dhe Telekomi, me datë 02.09.2022, kanë nënshkruar marrëveshje për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese, pjesë e të cilës marrëveshje janë edhe ofrimi i shërbimeve të kërkuara me këtë aktivitet të prokurimit”.

Shpërndaje në

U Kopjua