Tenori me famë botërore Ramë Lahaj po qëndron në Kosovë.
Ai do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbeu” me 1 gusht.
Por tenori duket që ka pak komplikime shëndetsore dhe për këtë ka njoftuar fansat në instagram, por që shpreson se deri me 1 gusht cdo gjë do të shkojë mirë.
“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju”