Për herë të parë, pas tensioneve në Veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut.
Vuçiq do të jetë mysafir i Verica Bradiqit në edicionin e ri të emisionit Hit Tweet, sonte në orën 21:00.
Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Vendimet e tyre mbesin në fuqi derisa Kosova të tërheqë vendimet e saj në lidhje me regjistrimin e targave dhe të formojë Asociacionin.