Live

Tensionet në Veri, Vuçiq i adresohet sonte popullit serb

20:03 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Për herë të parë, pas tensioneve në Veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut.

Vuçiq do të jetë mysafir i Verica Bradiqit në edicionin e ri të emisionit Hit Tweet, sonte në orën 21:00.

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Vendimet e tyre mbesin në fuqi derisa Kosova të tërheqë vendimet e saj në lidhje me regjistrimin e targave dhe të formojë Asociacionin.

Shpërndaje në

U Kopjua