Live

Tërhiqen katër policët, kishin qëndruar të bllokuar për katër ditë në mes barrikadave serbe

13:20 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Katër pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët ka katër ditë që kishin mbetur të bllokuar mes dy barrikadave në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, janë zhbllokuar dhe janë vendosur në stacionin policor të Leposaviqit. 

Lajmin për Kosovalive.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani.

Ditë më parë Kosovalive.net kishte raportuar se ishin bllokuar disa pjesëtarë të Policisë e të cilët i kaluan këto ditë në kushte shumë të vështira, duke bërë gjumin në autoblindë, me pak ushqim e pa derivate./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...